Trajtimi për korrigjim të njollave

А. Teknologjinë IPL

Me Teknologjinë IPL i Luminis 1 dhe ne kemi mundësi të ndjekim trendet botërore për përtëritje dhe korrigjimin fytyrë dhe qafë pa ndonjë përpjekje kirurgjikale.

Cilat ndryshime mund të trajtohen me teknologjinë IPL?

1. Ripërtëritje dhe rinimi lices – redjuvans
2. Ndryshime vaskulare
3. Ndryshime pigmentuese

Ndryshime vaskulare

  • Kapilarë të zgjeruar në fytyrë
  • Rosacea dhe lloje të tjera përskuqesh të fytyrës
  • Poikilodermia (lëkurë me njolla të kuqe dhe kafe dhe kapilarë të zgjeruar të lëkurës së fytyrës, qafës dhe kafazit të kraharorit)

Ndryshime të pigmenteve

  • Njolla të pleqërisë në fytyrë, duar dhe këmbë
  • Lentigo (njolla të vogla ngjyrë kafe në trup)
  • Efelide (njolla në fytyrë, trup dhe ekstremitete)
  • Keratozë (ndryshime sipërfaqësore të ngritura me ngjyrë kafe të errët apo të çelur)
  • Njolla hemosidere (njolla me ngjyrë kafe pas ndonjë lëndimi apo rreth shenjave)

Përshkrim i trajtimit

Gjatë vizitës së parë pacienti informohet rreth procedurës dhe efekteve që mund të shfaqen. Gjatë përgatitjes saktësisht jepen parametrat, në varësi të karakteristikave individuale apo llojit të ndryshimeve. Para se të trajtimi vendosen syze të errëta për mbrojtjen e syve. Mbi vendin që do të trajtohet vendoset xhel i ftohtë dhe pastaj me kokën IPL vendoset impulsi i dritës. Vendi i trajtuar pastaj ftohet për një kohë të shkurtër me shtresa të ftohta.

Çfarë ndjen pacienti gjatë trajtimit?

Pacientët i durojnë mirë trajtimet. Ndjenja gjatë vendosjes së impulsit së dritës është si pickim i lehtë i lëkurës. Në rast të ndriçimit individual më të madh mund të vendoset anestetik në formën  xhelit.

Numri i trajtimeve

Për arritjen e efekteve afatgjata, rezultateve të larta të kënaqshme rekomandohet të bëhen pesë deri në gjashtë trajtime me pauzë prej dy deri tri javë.

B. Pilingu kimik

Çfarë është pilingu kimik?

Bëhet fjalë për trajtim mjekësor gjatë të cilit përdoret losion prej acideve përkatëse me përqendrim të ndryshëm që vendosen në lëkurë. Me pilingun kimik bëhet heqje e kontrolluar e shtresave sipërfaqësore të lëkurës me aplikim të agensit kimik. Kryhet piling sipërfaqësor, i mesëm dhe i thellë.

Ku zbatohet më shpesh pilingu kimik?

Pilingu kimik duhet ta zbatojmë nëse duam ta përmirësojmë strukturën e lëkurës ta ngadalësojmë plakjen, tek pigmentimet e ndodhura prej plakjes dhe diellit, në trajtimin e akneve, shenjave të akneve, rrudhave të mesme dhe të vogla.

Pilingu kimik është një prej metodave më efikase në shërimin e të gjitha llojeve të akneve. Preparatet që përdoren i largojnë qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Me këtë mundësohet dalja e përmbajtjes së folekulës së qimes – yndyrë dhe qelb, kështu që lëkura shumë shpejt pastrohet prej ndryshimeve të shkaktuara nga aknet.  Ndodh që gjatë trajtimit të bëhet hapje spontane e gropave të thella me qelb dhe të dalë përmbajtja në sipërfaqe.

Prindërit shpesh pyesin se a është i ri fëmija që të zbatohet pilingu kimik në terapinë e akneve? Përgjigjja është JO. Preparatet janë të balancuar mirë me substancat për kujdesin e lëkurës kështu që nuk ka efekte negative.

Liftingu i fytyrës me piling kimik është metodë jo invanzive dhe jo operuese. Me zbatimin e përqindjeve të ndryshme të acidit glukozë, triklorecent, azeal apo tjetër acid, lëkura nxitet që të prodhojë kolagjenin e vet dhe fijet elastike, lëkura bëhet më e shtrirë, më e lërueshme dhe më e shkëlqyer, kurse efekti është afatgjatë. Të gjitha pilingjet kimike shkaktojnë më pak ose më shumë rrjepje sipërfaqësore, prandaj është e nevojshme përdorimi i kremit emolient që të përshpejtohet riepitelizacioni i lëkurës.

Të gjitha pilingjet kimike te të cilët ka rrjepje apo rënie të lëkurës nuk mund të kryhen gjatë verës.

Pilingjet kimike kombinohen me sukses me metodat e tjera për liftin të lëkurës: botoks, mezoterapi, laser dhe filerë.

Kush duhet ta punojë pilingun kimik?

Pinlingun kimik duhet ta punojë dermatolog në ordinancë dermatologjike i cili është specializuar për kryerjen e pilingut kimik. Dermatologu cakton se cilin aparat do ta përdorë, sa shpesh do të përdoret dhe a do të kombinohet me metoda të tjera.

Trajtimi zgjat 30-45 minuta. Pacienti pas trajtimit mund t’u kthehet aktiviteteve normale të përditshme. Trajtimet bëhen në largësi prej 2 javësh. Nevojitet një seri prej 6 deri në 8 trajtime.

Rreth procedurës

Pacienti gjatë trajtimit ndjen djegie dhe ngrohtësi në lëkurë e cila për një kohë të shkurtër kalon.

Pas trajtimit rekomandohet përdorimi i kremit me hidratim të lartë regjenerues i cili do të veprojë për ripërtëritjen e shpejtë të lëkurës. Rekomandohet edhe përdorimi i kremit me faktor mbrojtës (SPF 30). Mund të përdoret si trajtim i veçantë ose të kombinohet me trajtime të tjera jo invanzive.

Duhet të përmendim se pilingu kimik nuk është i njëjtë me acidet e frutave. Acidet e frutave përdoren në sallonet e kozmetikës për trajtime të zakonshme të fytyrës. Pilingu kimik përdoret për liftingje serioze të fytyrës, kurse e punojnë dermatologët.

C. Mikrodermoabrazacion

Çfarë është mikrodermoabrazacioni?

Mikrodermoabrazacioni është rinovim i lëkurës me heqje të kontrolluar të shtresave të sipërme të lëkurës me ndihmë të kristaleve. Me këtë procedurë arrihet:

  • Heqja e shtresës së qelizave të vdekura
  • Shkëlqim i lëkurës
  • Përmirësohet qarkullimi, kurse kështu arrihet nxitja e rinovimit të qelizave dhe formimi i kolagjenit dhe elastinës

Për cilat gjendje zbatohet kjo procedurë?

  • Trajtim të akneve, shenjave të akneve
  • Poret e zgjeruara të lëkurës
  • Për mirëmbajtjen e vitalitetit të fytyrës dhe qafës
  • Pastrimin dhe mbajtjen e gjendjes normale, të thatë dhe të yndyrshme

Përshkrim i trajtimit

Pas pastrimit të tërësishëm të fytyrës me ndihmë të sondës vendosen kristale të cilat me shpejtësi të madhe godasin mbi lëkurë. Kohëzgjatja e një trajtimi është 30 minuta. Pas trajtimit ka një përskuqje të lehtë prej 2 orë deri në 2 ditë. Lëkura pas trajtimit duhet të hidratohet mirë me preparatet përkatëse.

© 2009-2012 д-р АНЧЕВСКИ. Сите права се задржани.